Tifozët serbë e shfaqin prapë hartën e Kosovës

  • A.P /
  • 10 February 2023 - 13:46
Tifozët serbë e shfaqin prapë hartën e Kosovës

Skandali i radhës ka ndodhur në ndeshjen mes Partizanit të Beogradit dhe Bayernit në kuadër xhiros së 24-të të Euroligës në basketboll.

Në shkallët e palestrës është shfaqur sërish harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serbë.

Madje, shihet edhe një tifoze e cila e ka të veshur një fanellë me simbolin e njëjtë.

Kujtojmë se ky flamur është shfaqur edhe në Kampionatin Botëror të Katarit, me ç’rast Serbia ishte dënuar me para. 


(Kosova Sot Online)