Aubameyang i ofrohet gjigantit turk

  • A.P /
  • 16 February 2023 - 17:06
Aubameyang i ofrohet gjigantit turk

E ardhmja e Pierre-Emerick Aubameyang mund të jetë e lidhur me Turqinë.

Sulmuesi gabonez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Graham Potter, ndërkohë që e ka përjashtuar mundësinë e transferimit në ligën amerikane – MLS.

Ish-futbollisti i Milanit, Borussia Dortmundit, Arsenalit dhe Barcelonës, është i vendosur për ta bindur trajnerin e “Blues” për t’i dhënë më shumë hapësira.

Sidoqoftë, mediumi turk “Fanatik” raporton se futbollisti afrikan i është ofruar Fenerbahçes në orët e fundit

E gjatë verës flitet se Barcelona do të mundohet ta rikthejë atë në Camp Nou, por është përmendur edhe një rikthim i tij i mundshëm në San Siro, ku kishte luajtur kur ishte shumë i ri. 

(Kosova Sot Online)