Ziyech do të largohet nga Chelsea

  • A.P /
  • 20 February 2023 - 16:22
Ziyech do të largohet nga Chelsea

Po zgjerohet çdo ditë e më shumë lista e pretendentëve për ta transferuar Hakim Ziyechin.

Sipas portalit “Fichajes”, gjatë verës që vjen ylli maroken do të largohet nga Chelsea.

Futbollisti ofanziv ishte pranë transferimit në Paris Saint-Germain në janar, por gjithçka dështoi në momentet e fundit për shkak të disa problemeve me dokumentacione.

Sidoqoftë, ish-futbollisti i Ajaxit i ka bërë valixhet gati dhe do të largohet nga Londra në fund të këtij sezoni.

Krahas PSG-së, në garë për të është futur edhe Bayern Munichu..

Nëse arrin një ofertë e kënaqshme për lojtarin, “Blues” janë të gatshëm ta dëgjojnë atë pasi nuk llogarisin në shërbimet e tij për të ardhmen, duke e pasur parasysh se kanë transferuar shumë futbollistë dhe të tjerë që do të marrin gjatë verës.

Ziyech pëlqehet edhe nga Milani në Itali, ndërsa gjëja e vetme e sigurt është se ai nuk do të qëndrojë më në “Stamford Bridge”. 


(Kosova Sot Online)