Kanë nisur hetimet për një ndeshje të Copa del Rey

  • A.P /
  • 23 February 2023 - 15:09
Kanë nisur hetimet për një ndeshje të Copa del Rey

Në Spanjë kanë nisur hetimet për një ndeshje të Copa del Rey, që dyshohet të ketë qenë e kurdisur.

Mediumi spanjoll “Cope” raporton se La Liga është gati që t’i nisë hetimet për një kurdisje të mundshme të ndeshjes mes Levantes dhe Huracanit, e luajtur në fillim të dhjetorit të kaluar

Gjykata e Melillas e ka nisur hetimin derisa thuhet se një ish-lojtar i Huracanit, skuadër që aktivizohet në ligat më të ulëta të futbollit spanjoll, është arrestuar për rolin e tij në grupin kriminal, i cili synonte të përfitonte në botën e basteve sportive.

Ndër të tjera, thuhet se policia i ka arrestuar gjashtë persona, derisa futbollisti në fjalë ka mbetur në paraburgim.

(Kosova Sot Online)