Arsenali shikon për transferimin e Sterling

  • A.P /
  • 28 February 2023 - 17:06
Arsenali shikon për transferimin e Sterling

Arsenali, të cilët për momentin janë duke udhëhequr në Premier Ligë, e duket se do të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve sezonin e ri, edhe nëse dështon që ta fitojnë titullin këtë sezon

Tani, sipas asaj që raporton 90min, Topçinjtë ia kanë vënë syrin futbollistit të Chelsea, Raheem Sterling për të përforcuar sulmin e tyre.

Sulmuesi 28 vjeçar ka shumë përvojë të lojëve në Europë në gara, pasi që ka shënuar 26 gola duke regjistruar edhe 22 asiste në Ligën e Kampionëve.

Mikel Arteta ka thënë më parë që ai është tifozë i madh i Sterling në kohën kur ishte asistent i Pep Guardiolës në Manchester City dhe ka për synim për të sjellë atë në stadiumin Emirates. Arteta është i dhënë për të për shkak të aftësive të tij për të luajtur në të gjitha pozitat në sulm. 


(Kosova Sot Online)