Xavi e merr përsipër vetë për ta transferuar lojtarin që e do Barça

  • S.A /
  • 16 March 2023 - 16:34
Xavi e merr përsipër vetë për ta transferuar lojtarin që e do Barça

Xavi Hernandez është shprehur i gatshëm për t’u angazhuar vetë për lojtarin që e do Barcelona. Bëhet fjalë për mesfushorin kreativ të Manchester Cityt, Ilkay Gundogan. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “As”. 32 vjeçarit do t’i skadojë gjatë verës kontrata me kampionin aktual anglez dhe nuk ka vendosur ende rreth së ardhmes. Kështu, përfaqësuesit e tij janë duke shikuar përreth për ta kapur ofertën dhe mundësinë më të mirë. Thuhet se disa javë më parë, menaxherët e përfaqësuesit gjerman e kanë pasur një takim me drejtuesit e gjigantit katalunas.

E për këtë punë do të merret edhe vetë legjenda katalunase, i cili e do me ngulm mesfushorin e Cityt pasi konsideron se ai do t’i përshtatej mjaft mirë filozofisë së lojës së tij. 

(Kosova Sot Online )