PSG-ja po planifikon ta zëvendësojë Messin me Leaon

  • S.A /
  • 24 March 2023 - 14:36
PSG-ja po planifikon ta zëvendësojë Messin me Leaon

Paris Saint-Germaini është i vetëdijshëm se mund të mbetet pa Leo Messin gjatë verës që po vjen. Ylli argjentinas po i kalon muajt e fundit të kontratës dhe pritet të largohet nga “Parku i Princave”, shkruan "Kosova Sot Online ".

Për këtë arsye, parisienët janë në kërkim të pasardhësit të tij. Sipas portalit italian “Calciomercato”, PSG-ja do të mundohet ta zëvendësojë shtatë herë fituesin e Topit të Artë me sulmuesin e Milanit, Rafael Leao.

Kampioni i botës ka mundësi të rikthehet në Barcelonë, por ai ka edhe opsione të tjera si oferta marramendëse nga Arabia Saudite dhe ajo nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Leao nuk e ka vazhduar ende kontratën me Milanin, ndërsa mund të largohet në drejtim të Parisit për 150 milionë euro.

(Kosova Sot Online )