Skandali me listat e veteranëve, rikthim për arsyetim të përgjegjësisë për dështim deri në parashkrim

Skandali me listat e veteranëve, rikthim për arsyetim  të  përgjegjësisë për dështim deri në parashkrim
Skandali me listat e veteranëve, rikthim për arsyetim  të  përgjegjësisë për dështim deri në parashkrim

Blerim Burjani

  • 22 March 2023 - 07:51

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Qindra raste të njëpasnjëshme janë vetëm me spitalet private, pastaj abuzimi me fondin e shëndetësisë që është bërë llugë. Derisa nuk fillojnë me shqiptimin e dënimeve për këtë rast, e shumë raste të ngjashme që janë duke u vjetërsuar, tash vijnë përherë raste të reja dhe i mbulojnë të vjetrat, e shumica e tyre një nga një do të parashkruhen.

-Rasti me dosjen “veteranët” ka dështuar nga prokuroria e gjyqësia. Arsyetimi banal, mungesë e fakteve relevante. Aty është humbur edhe kompetenca, ata që kanë aprovuar pjesëmarrje në skemë. Përgjegjësit janë dhe kjo dihet, i dinë të gjithë por edhe kjo po dihet se zinxhiri i përgjegjësisë është i gjatë që shkon edhe deri në hierarkinë më të lartë. Pra me këtë rast shihet ashiqare që gjyqësia ka dështuar me qëllim. Pra nuk është dështuar pa qëllim në këtë rast.

Raste të ngjashme të zvarritura e të dështuara ka shumë deri tash. Le ti përmendim rastet historike , emblematike të dështimit si ai i rastit të Hades, rasti Toka, dosja e bosëve e qindra raste të privatizimit që askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kjo tregon se drejtësia tek ne është në pikëpyetje të madhe dhe pothuajse fare nuk është funksionale. Qindra raste të njëpasnjëshme janë vetëm me spitalet private, pastaj abuzimi me fondin e shëndetësisë që është bërë llugë. Derisa nuk fillojnë me shqiptimin e dënimeve për këtë rast, e shumë raste të ngjashme që janë duke u vjetërsuar, tash vijnë përherë raste të reja dhe i mbulojnë të vjetrat, e shumica e tyre një nga një do të parashkruhen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".