Pas shkarkimit nga Bayerni, Nagelsmann kalon në listën e Tottenhamit

  • S.A /
  • 25 March 2023 - 10:37
Pas shkarkimit  nga Bayerni, Nagelsmann kalon në listën e Tottenhamit

Julian Nagelsmann thuhet se po kërkon një skuadër të re, pas shkarkimit të tij nga Bayern Munich. Daily Mail raporton se Tottenhami është tejet i interesuara të punësojë gjermanin, pasi pritet t’i ndajë rrugët me Antonio Conten në fund të sezonit, mos më herët, transmeton "Kosova Sot Online".

Bayerni e shkarkoi Nagelsmann të premten në mbrëmje dhe e zëvendësoi atë me ish-trajnerin e Chelseat, Thomas Tuchel, i cili kishte qenë në listën e Spurs për të zëvendësuar italianin.

Nagelsmann – i cili e mori lajmin ndërsa ishte në pushime, u befasua pasi Bayern është ende në garën për titull në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve. Sidoqoftë, gjiganti gjerman është në vendin e dytë në tabelë – pas Borussia Dortmundit.

Prandaj, klubi konfirmoi shkarkimin e tij me nëntë ndeshje të mbetura të sezonit, me drejtorin ekzekutiv Oliver Kahn që pranoi se ata ishin të detyruar të vepronin pasi panë “luhatje të mëdha në performancat tona”.

Por, disponueshmëria e Nagelsmann i ka vënë shefat e Tottenhamit në alarm, pasi ata vazhdojnë të planifikojnë rrugëtimin pa Conten.

(Kosova Sot Online )