Ancelotti mund të rrezikojë me Rudigerin për “El Clasicon” e radhës

  • S.A /
  • 04 April 2023 - 08:33
Ancelotti mund të rrezikojë me Rudigerin për “El Clasicon” e radhës

Antonio Rudiger shpreson ende se mund të luajë në “El Clasicon” kundër Barcelonës. Të mërkurën, “Los Blancos” do të jenë mysafirë të Barçës, për të zhvilluar ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Rudiger po vuan nga një lëndim në gjurin e majtë, që e la atë jashtë në ndeshjen e fundit në La Liga, kundër Valladolidit. Sipas “Marca”, Real Madridi beson se mbrojtësi gjerman mund të jetë në formacion për këtë ndeshje të rëndësishme.

30-vjeçari stërviti individualisht këtë të hënë dhe nëse trajneri, Carlo Ancelotti, e sheh të nevojshme përfshirjen e tij në skuadër për ndeshjen e 5 prillit, thuhet se mund të rrezikojë me reprezentuesin e Gjermanisë.

Mungesa e mundshme e Rudigerit në “El Clasico” padyshim se do të ishte një goditje e madhe për Real Madridin, që synojnë përmbysjen e rezultatit ndaj rivalit të përbetuar dhe kalimin në finale të Kupës së Mbretit.

Kujtojmë se ndeshja e parë gjysmëfinale e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” ishte fituar minimalisht (0:1) nga Barcelona.

(Kosova Sot Online )