Enrique gjithnjë e më afër Chelseat

  • A.P /
  • 04 April 2023 - 15:37
Enrique gjithnjë e më afër Chelseat

Chelsea është vënë në kërkim të pasuesit të Graham Potterit.

“Blues” e shkarkuan së fundmi trajnerin e deritashëm për shkak të rezultateve të zbehta.

Dhe, tash klubi nga “Stamford Bridge” është vënë në “gjah” për ta siguruar sa më shpejt trajnerin e ri, i cili do ta drejtojë ekipin së paku deri në fund të sezonit, apo edhe më gjatë.

Në orët e fundit, mediumi britanik “The Sun” raporton se Chelsea ia ka vënë syrin trajnerit spanjoll, Luis Enrique

Ish-trajneri i Barcelonës u nda me Kombëtaren e Spanjës pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit.

Natyrisht, dëshirë e ish-futbollistit të Real Madridit dhe Barcelonës është që të punojë në Premierligë, pasi e bëri një gjë të tillë në Serie A dhe në La Liga.


(Kosova Sot Online)