Sonte zhvillohet ndeshja e dytë e play-offit mes Yllit e Vëllaznimit

  • S.A /
  • 08 April 2023 - 11:29
Sonte zhvillohet ndeshja e dytë e play-offit mes Yllit e Vëllaznimit

Fundjava sjell ndeshjet e dyta të “Play-off”-it të Prince Caffe Superligës, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndeshja e parë është ndërmjet Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit.

Kampioni e fitoi ndeshjen e parë 111:86 dhe është favorit për takimin e dytë, për të depërtuar në gjysmëfinale, ku i pret Peja, ndërkohë, që vendasit do të mundohen të barazojnë serinë në 1:1.

Skuadra që shënon dy fitore, kualifikohet në gjysmëfinale.

(Kosova Sot Online )