
Sonte është radha e Ligës së Evropës dhe të Konferencës

Pas Ligës së Kampionëve, sonte do të jetë radha e Ligës së Evropës dhe e Ligës së Konferencës.
Pa dyshim, na presin ndeshje interesante në fazën çerekfinale të këtyre dy kompeticioneve.
Në Ligën e Evropës, dueli kryesor do të jetë ai mes Manchester Unitedit dhe Sevillës
Ndërsa, duele interesante pritet të jenë edhe ato ndërmjet Juventusit me Sporting Lisbonën dhe Feyenoordit me Romën.
Kurse, në Ligën e Konferencës do të zhvillohen katër ndeshje të nivelizuara.
Pjesa dërrmuese e ndeshjeve të sontme do të fillojnë në orën 21:00.
(Kosova Sot Online)