Befason Edon Zhegrova, po mendon të luaj për Barcelonën

  • S.A /
  • 17 April 2023 - 09:37
Befason Edon Zhegrova, po mendon të luaj për Barcelonën

Edon Zhegrova e ka përsëritur ëndrrën e tij për të luajtur në një klub të madh. Më saktësisht, ylli kosovar që nga fëmijëria e ka ëndërr transferimin në Barcelonë dhe këtë e ka konfirmuar edhe në intervistën e tij të fundit, transmeton "Kosova Sot Online".

“Unë jam duke punuar shumë. Kam bërë progres në anën fizike dhe taktike. Nuk do të ndalem derisa të arrij atje (transferimin tek Barça). Por, në futboll nuk i dihet. Po shpresoj që ta kem shëndetin, të vazhdoj të punoj dhe pastaj tjerat vijnë”, ka deklaruar Edon Zhegrova 

Ai është bërë një lojtar kyç i skuadrës së Lille.

24-vjeçari ishte protagonist në dy ndeshje për skuadrën franceze.

Edon Zhegrova, javën e kaluar realizoi dy gola kundër Lorient duke ia mundësuar fitoren ekipit të tij.

Edhe mbrëmë Zhegrova ishte kreator i fitores së Lille, e cila fitoi me përmbysje ndaj Montpellier me rezultat 2:1.

(Kosova Sot Online )