Juventusi hyn në javën më të rëndësishme të sezonit

  • A.P /
  • 17 April 2023 - 19:35
Juventusi hyn në javën më të rëndësishme të sezonit

Shtatë ditët e ardhshme janë më të rëndësishmet e sezonit për Juventusin, si brenda, ashtu dhe jashtë fushës.

Gianluca Di Marzio nënvizon se si “Bianconerët” do të dëgjojnë vendimin e Komitetit Olimpik Kombëtar Italian (CONI) më 19 prill, për apelimin e tyre kundër zbritjes së 15 pikëve që iu dha nga gjykata e FIGC, diçka që ata shpresojnë se do të anulohet

Një ditë më vonë, më 20 prill, Juventusi do të përballet me Sporting Lisbonë në ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Evropës, një lojë në të cilën hyjnë me një epërsi të vogël 1:0 nga ndeshja e parë.

Java e “bardhezinjve” përfundon me një derbi në Serie A, kundër liderëve të ligës, Napoli, më 23 prill.

(Kosova Sot Online)