Kompletohen gjysmëfinalet në Ligën e Evropës dhe në atë të Konferencës

  • S.A /
  • 20 April 2023 - 14:15
Kompletohen gjysmëfinalet në Ligën e Evropës dhe në atë të Konferencës

Sonte do të kompletohen gjysmëfinalet në Ligën e Evropës dhe në Ligën e Konferencës, transmeton "Kosova Sot Online". 

Në fakt, nga katër ndeshje të kthimit çerekfinale na presin në këto dy gara do të luhen sonte, kur edhe do të përcaktohen katër më të mirët e këtyre kompeticioneve. Në Ligën e Evropës më së interesanti do të jetë në Spanjë, ku Sevilla e pret Manchester Unitedin,

Loja e parë në Angli kishte përfunduar baras, 2:2, ndërsa mundësitë për të ecur tutje janë të hapura për të dyja palët. Juventusi do të mundohet ta ruajë avantazhin e lojës së parë (1:0) ndaj Sportingut dhe ta prekë gjysmëfinalen. Kurse, Roma e ka për qëllim që ta përmbysë dhe ta shkrijë epërsinë e Feyenoordit nga loja e parë (0:1).

E në Ligën e Konferencës, Fiorentina e ka pothuajse të sigurt kualifikimin tutje pasi e pret në shtëpi Lech Poznanin, të cilin e kishte mundur 4:1 në udhëtim. Dueli kryesor i kësaj faze në këtë ligë do të jetë ai mes Nicet dhe Baselit. Ndeshja e parë në Zvicër kishte përfunduar baras, 2:2.

(Kosova Sot Online )