Guardiola e zbulon çelësin e suksesit, nëse dëshiron ta fitosh Ligën e Kampionëve, duhet ta mposhtësh Realin

  • S.A /
  • 20 April 2023 - 14:04
Guardiola e zbulon çelësin e suksesit,  nëse dëshiron ta fitosh Ligën e Kampionëve, duhet ta mposhtësh Realin

Manchester City e siguroi mbrëmë kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi e eliminoi në çerekfinale Bayern Munichun me rezultat të përgjithshëm 4:1. Kjo nënkupton se “Citizens” do të kenë punë përsëri me Real Madridin në gjysmëfinale, nga i cili u eliminuan vitin e kaluar në dy ndeshjet që zgjatën në total 210 minuta dhe ku u shënuan 11 gola, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas tij, presioni duhet të bie tek Reali, ndërsa shton se, nëse dëshiron ta fitosh trofeun e Championsit, gjithsesi fillimisht duhet ta mposhtësh gjigantin madrilen.

“Krejt klubet e kanë atë ndjenjën që, nëse dëshiron ta fitosh Ligën e Kampionëve, duhet ta mposhtësh Real Madridin. Më përpara ishte Barça e tash është Reali”, deklaroi Guardiola për “Sport”. Kampionët e Anglisë do ta kërkojnë hakmarrjen këtë vit ndaj madrilenëve për të shkuar në finale të Championsit. Në gjysmëfinalen tjetër do të ballafaqohen dy skuadrat italiane, Milan dhe Inter. 

(Kosova Sot Online )