Barcelona gjithnjë e më afër ta sigurojë titullin e 27-të të kampionit në La Liga

  • A.P /
  • 24 April 2023 - 16:14
Barcelona gjithnjë e më afër ta sigurojë titullin e 27-të të kampionit në La Liga

Barcelona është gjithnjë e më afër ta sigurojë titullin e 27-të të kampionit në La Liga.

Skuadra e Xavi Hernandezit e kaloi edhe njërën prej pengesave të fundit, e mposhti Atletico Madridin me rezultat minimal, 1:0.

Dhe, edhe në këtë lojë u përsërit ajo që ndodhi thuajse gjatë tërë sezonit: faza defanzive e bëri diferencën.

Janë në fakt veç 9 gola që i kanë pësuar “Blaugrana” në kampionat, prej tyre veç dy në “Spotify Camp Nou”.

Ndërkohë, Barça i ka realizuar vetëm 54 gola, një shifër inferiore të dy golave për ndeshje.

Këta numra natyrisht nuk janë të Barcelonës, një ekip që gjithmonë ka bërë futboll ofanziv dhe ishte një “fabrikë e golit”.

Sidoqoftë, në fund trajnerit Xavi i intereson trofeu dhe për këtë është në rrugë të mbarë.

8 xhiro pa përfunduar sezoni, Barcelona i ka 11 pikë më shumë se Real Madridi, i cili vështirë se do t’i arrijë katalunasit. 

(Kosova Sot Online)