Kumbulla i nënshtrohet operacionit në gju

  • A.P /
  • 09 May 2023 - 22:33
Kumbulla i nënshtrohet operacionit në gju

AS Roma ka njoftuar se Marash Kumbulla i është nënshtruar sot një operacioni në gjurin e djathtë, i cili fatmirësisht ka kaluar me sukses.

Mbrojtësi shqiptar do të qëndrojë për disa ditë në Milano, atje ku iu nënshtrua operimit, e pastaj do të rikthehet në kryeqytetin italian për të nisur ciklin e rehabilitimit.

Kumbulla do t’i mungojë Romës për pjesën e mbetur, teksa ai pritet të rikthehet në aksion pas disa muajsh.

Kësisoj, 23-vjeçari do t’i mungojë Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjet e qershorit, të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian “Euro 2024”. 

(Kosova Sot Online)