'De Bruyne është lojtari më inteligjent që e kam parë'

  • A.P /
  • 10 May 2023 - 16:15
'De Bruyne është lojtari më inteligjent që e kam parë'

Thierry Henry e njeh mjaft mirë Kevin de Bruynen.

Legjenda franceze ka qenë për disa vite ndihmës i selektorit Roberto Martinez në bankinën e Kombëtares së Belgjikës.

Henry e ka lavdëruar tej mase mesfushorin e Manchester Cityt, për të cilin thotë se nuk ka parë ndonjëherë lojtar të nivelit të tillë.

“Nuk besoj që e bëri një lojë të madhe në përgjithësi, por e shënoi një gol të rëndësishëm. Për këtë e them se është lojtari më i mirë dhe më i rëndësishëm i kësaj skuadre. Mendoj se truri i Kevin është më i miri që e kam parë ndonjëherë. Nuk mund ta dish kurrë se çka po mendon, ndonjëherë mendoj që është nga diku tjetër. Mendoj se është lojtari më inteligjent që e kam parë ndonjëherë në jetë, është nga një tjetër panët”, u shpreh ish-futbollisti i Arsenalit dhe i Barcelonës.

De Bruyne e shënoi mbrëmë golin e barazimit të “Citizens”, duke i lënë ata në lojë për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

(Kosova Sot Online)