Lexoni edhe:
Edhe zyrtarisht konfirmohet: Inzaghi do të jetë trajner i Interit edhe sezonin e ardhshëm
Kombëtarja e Kroacisë ka publikuar listën me 23 futbollistët e ftuar për “Play-Offin” e Ligës së Kombeve.
Faza finale e këtij kompeticioni do të zhvillohet muajin e ardhshëm, transmeton "Kosova Sot Online".
Kroacia në gjysmëfinale do të takohet me Holandën. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 14 qershor, në stadiumin “De Kuip” të Rotterdamit.
Përzgjedhësi kroat, Zlatko Dalic, e ka zbuluar tashmë listën e futbollistëve në të cilët po llogarit për fazën finale të Ligës së Kombeve.
Kujtojmë se “Play-Offi” i Ligës së Kombeve do të zhvillohet në Holandë.
Në gjysmëfinalen tjetër do të takohen Spanja dhe Italia, më 15 qershor.
Finalja është e caktuar që të zhvillohet më 18 qershor.
(Kosova Sot Online )