Zhang krenohet me Interin

  • A.P /
  • 11 June 2023 - 11:30
Zhang krenohet me Interin

Manchester City ka arritur më në fund ta fitojë titullin e shumëkërkuar të Ligës së Kampionëve.

“Citizens” triumfuan minimalisht 1:0 në finalen e Stambollit ndaj Interit

Pas ndeshjes, presidenti i Interit, Steven Zhang u shpreh krenar me paraqitjen e ekipit të tij.

“Unë jam krenar për ju dhe atë që keni dhënë në fushë. Krenaria është diçka mjaft e rëndësishme nga e cila duhet të nisemi për të tjera suksese, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm”, u ka thënë Zhang futbollistëve.

Ndërkohë, duke folur për mediat, presidenti i Interit ka vlerësuar paraqitjen e të tijve, teksa nuk ka ngurruar të flasë edhe për planet e merkatos.

“Kemi luajtur si të barabartë ndaj më të mirëve dhe jam shumë I lumtur me atë që skuadra ka bërë. Sa i përket të ardhmes, kemi disa muaj që planifikojmë merkaton dhe skuadrën për sezonin e ri. Do të qëndrojnë me ne futbollistët më të rëndësishëm dhe do të afrohen të tjerë, për të vijuar të jemi një skuadër konkurruese. Lukaku është shumë i lidhur me skuadrën dhe do ta donim këtu, por duhet të bisedojmë me Chelsea-n”, u shpreh Zhang.

(Kosova Sot Online)