Interi afër transferimit të Bisseck

  • A.P /
  • 16 June 2023 - 19:07
Interi afër transferimit të Bisseck

Yann Aurel Bisseck pritet t’i bashkohet Interit.

“Sky Sport Italia” ka raportuar se takimi mes zyrtarëve të klubit dhe lojtarit ishte pozitiv, kështu që një marrëveshje mund të mbyllet përfundimisht për 7 milionë euro.

7 milionë euro është klauzola e lirimit që Bisseck e ka te klubi danez, Aarhus.

“Nerazzurrët” thuhet se janë të përgatitur ta paguajnë atë, nëse mund të bëjnë marrëveshje që klubi i tij aktual të pranojë këste për një periudhë dy-vjeçare.


Sa i përket kushteve personale ka marrëveshje të arritur, teksa agjenti i 22-vjeçari po punon për ta realizuar këtë lëvizje.

Qendërmbrojtësi ka regjistruar 22 paraqitje me Aarhus, teksa ka shënuar tre gola dhe ka bërë tre asistime.

Yann Aurel Bisseck në nivel ndërkombëtar mbron ngjyrat e Gjermanisë. 


(Kosova Sot Online)