Lorand Gjoshi shkon në gjysmëfinale të kajakimit në Lojërat Evropiane

  • E.K /
  • 29 June 2023 - 16:39
Lorand Gjoshi shkon në gjysmëfinale të kajakimit në Lojërat Evropiane

Lorand Gjoshi është kualifikuar në gjysmëfinale të garave të kajakimit në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.

Gjoshi doli i 20-ti nga 66 garues në disiplinën e sllallomit.

Në disiplinën e njëjtë, por në konkurrencën e vajzave, garoi Blandine Xhemajli, e cila nuk arriti të kualifikohet në gjysmëfinale, duke u renditur e 41-ta.

Gjysmëfinalet zhvillohen të shtunën, sikurse disiplina kros, ku garojnë të dy garuesit kosovarë. 

(Kosova Sot Online)