Barcelona, favorite për transferimin e Arda Guler
Barcelona raportohet se është afër arritjes së një marrëveshjeje për yllin e r i turk, Arda Guler.
Guler është një prej futbollistëve më të ndjekur këtë afat kalimtar, pasi vlerësohet si një prej më të mirëve prej të rinjve.
18-vjeçari, i cili ka kontratë të vlefshme me Fenerbahçen deri më 30 qershor 2025, ka një klauzolë lirimi prej 17.5 milionë eurosh.
Barcelona, Sevilla, Real Madridi, Milan, Benfica dhe disa klube angleze besohet se janë të interesuara për shërbimet e mesfushorit turk.
Megjithatë, Barça po vlerësohet si favorite për të nënshkruar me të, pasi është më afër marrëveshjes, ka raportuar “SPORT”.
Presidenti i klubit, Joan Laporta, konfirmoi se drejtori i ardhshëm sportiv, Deco, ishte në Stamboll të enjten mbrëma, për të folur me Guler.
Pas këtij takimi, e përditshmja katalanase raportoi se edhe pse ka ende detaje për të arritur deri te finalizimi i marrëveshjes, Barcelona tani është në “pole-position” për mesfushorin me tipare ofensive.
Gazetari nga Spanja, Toni Juanmarti, gjithashtu pretendon se një marrëveshje është më afër pas takimit të tyre. Informacioni i tij është se Milani dhe Real Madridi janë ende në garë për Gulerin, por se Barcelona tani është optimiste për një marrëveshje.
(Kosova Sot Online)
