Nga Interi e konfirmojnë interesimin e Man Utd për Onanan
Drejtori ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta, ka konfirmuar se Manchester United është i interesuar për nënshkrimin e Andre Onana nga skuadra e Serie A.
Erik ten Hag ka identifikuar nënshkrimin e një portieri si një prioritet për Djajtë e Kuq pasi klubi siguroi transferimin e tyre të parë të merkatos, Mason Mount, të enjten në mbrëmje.
David de Gea – i cili ka qenë në”Old Trafford” për 12 vitet e fundit i skadoi kontrata që nga mesnata e së premtes në mbrëmje dhe klubi mund të përballet me ri-nënshkrimin e tij për të gjetur një zgjidhje për krizën e tyre në rritje të portierëve.
Marotta zbuloi se finalistët e Champions League janë në pritje të lëvizjes së parë nga United dhe lehtësisht mund të ndodh që Onana të shkojë në Manchester United.
“Manchester United shprehu një interes të veçantë, por ka punë për të bërë një propozim gjatë ditëve të ardhshme”, tha shefi ekzekutiv kur u pyet për të ardhmen e Onanës në Inter.
(Kosova Sot Online)
