Labinot Ibrahimi konfirmon largimin nga Feronikeli ’74

  • E.K /
  • 10 July 2023 - 18:20
Labinot Ibrahimi konfirmon largimin nga Feronikeli ’74

Labinot Ibrahimi nuk do të jetë më pjesë e Feronikelit ’74.

Mbrojtësi me përvojë ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale për ndërprerjen e bashkëpunimit me klubin nga Drenasi.

37-vjeçari falënderoi klubin dhe bashkëlojtarët me të cilët punoi në sezonin e fundit për të arritur qëllimin, që ishte inkuadrimi në Superligë.

Postimi i plotë nga Ibrahimi (pa ndërhyrje):

“Pershendetje miq,shoke e dashamir

Ju njoftoj qe nga sot nuk do jem pjese e Ferenikelit 74.

Falenderoj presindetin e klubit,trenerat ,shoket qe punuam 1 vite sebashku per te arritur qellimin e klubit,inkuadrimi ne superlig

Gjitha te mirat  me respekte Labinot Ibrahimi22”.

(Kosova Sot Online)