Shaqiri në formacionin e javës në MLS

  • A.P /
  • 14 July 2023 - 15:28
Shaqiri në formacionin e javës në MLS

Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në xhiron e 25-të të Ligës MLS të SHBA-së.

Shaqiri ishte protagonisti kryesor i skuadrës së tij, Chicago Fire, në fitoren e tyre të thellë prej 3:0 ndaj Montrealit.

Futbollisti realizoi një super gol, por kjo nuk ishte e tëra nga ai, pasi edhe asistoi.

Fillimisht, Chicagon në avantazh e kaloi Gutierrez në minutën e nëntë.

E më pas, erdhi në pah performanca e Xherdanit. Në minutën e 11-të, ai asistoi në golin e dytë të ekipit të tij, të cilin e realizoi Selassie.

E minuta e 33-të ishte e gjitha për Xherdan Shaqirin, i cili realizoi një super gol për 3:0.

Tre minuta më vonë, Montreali kishte mundësi ta zvogëlonte rezultatin por dështuan nga pika e bardh.

Në 17 paraqitjet e këtij edicioni me Chicagon, Shaqiri ka realizuar tre gola, e ka bërë dy asistime.

E skuadra e tij, gjendet në pozitën e 16-të me 29 pikë, prej tyre shtatë fitore, po aq humbje, e tetë barazime.

(Kosova Sot Online)