Mbappe - Real kontrata është në kasafortë

  • A.P /
  • 14 July 2023 - 15:49
Mbappe - Real kontrata është në kasafortë

Pas prishjes së raporteve me Paris Saint-Germainin, edhe këtë verë ka nisur “telenovela” Kylian Mbappe.

Më shumë se asnjëherë më parë, ylli francez është afër largimit nga Parisi për të përfunduar në Real Madrid.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi madrilen “Defensa Central”, e cila e përmend një “marrëveshje në kasafortë” mes francezit dhe presidentit Florentino Perez, i cili është më i vendosur se kurrë më parë që ta sjellë në “Santiago Bernabeu” njërin prej sulmuesve më të mirë në botë

Tash, “Los Blancos” duhet të merren vesh me PSG-në, e cila nuk e ka ndërmend ta lëshojë lojtarin për një shifër më të ulët se 200 milionë euro.

Lojtari ka kontratë me klubin nga “Parku i Princave” deri në verën e vitit tjetër dhe PSG-ja dëshiron ta shesë këtë verë për të mos e humbur pa para në vitin 2024.

Krahas Realit, interesim për ish-futbollistin e Monacos kanë shprehur edhe dy klubet e njohura angleze, Liverpooli e Arsenali.

(Kosova Sot Online)