Neymar në ‘orbitën’ e Chelseat

  • A.P /
  • 17 July 2023 - 18:33
Neymar në ‘orbitën’ e Chelseat

Zërat për largimin e Neymarit nga PSG nuk kanë të ndalur që nga mbërritja e tij në kryeqytetin francez.

Madje kishte nga ata që pyesnin se çfarë po bënte Neymar duke luajtur një kampionat si ai francez, kur kishte gjithçka në Barcelonë..

Që nga marsi i kaluar, kur dëmtoi kyçin e këmbës, dhe pas Botërorit të Katarit, Neymar nuk e ka ngritur më kokën.

Ai u rikthye më 10 korrik për nisjen e përgatitjeve prasezonale te PSG, por gjendja e tij fizike ngriti dyshime për vazhdimësinë e tij.

Por jo për Chelsea-n. Presidenti i bluve të Londrës, Todd Boehly, ka kthyer vëmendjen te braziliani, me idenë për t’i bërë një dhuratë të shtrenjtë trajnerit të ri, Pochettino. A do t’ia dalë?

Është e qartë se Neymar, i cili është ribashkuar me trajnerin e tij të vjetër te Barça (Enrique), ndihet rehat në Paris, pavarësisht kritikave të pandërprera që i kanë ardhur, sidomos këtë sezon. Neymar është 31 vjeç dhe ka kontratë deri në vitin 2027 me skuadrën pariziene.

(Kosova Sot Online)