Man United refuzon ofertën e West Hamit për Maguire

  • a.p /
  • 17 July 2023 - 22:00
Man United refuzon ofertën e West Hamit për Maguire

Manchester United ka refuzuar ofertën e West Ham Unitedit për Harry Maguire.

Oferta e “Çekanëve” ishte për huazimin e mbrojtësit anglez, duke përfshirë në marrëveshje edhe opsionin e blerjes.

Megjithatë, “The Guardian” ka raportuar se kjo ofertë është refuzuar nga “Djajtë e Kuq”, pasi ata janë të interesuar ta shesin menjëherë Maguiren.

Megjithatë, çmimi i kërkuar prej 58 milionë eurosh konsiderohet i lartë nga West Ham dhe si pengesë për ta realizuar transferimin.

Pengesë tjetër do të ishte edhe paga e lartë që merr 30-vjeçari në “Old Trafford”.

Ndryshe, Harry Maguire me Manchester Unitedin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. 

(Kosova Sot Online)