Pogba nuk e di ende të ardhmen e tij

  • A.P /
  • 18 July 2023 - 16:34
Pogba nuk e di ende të ardhmen e tij

Paul Pogba nuk e di ende të ardhmen e tij.

Mesfushori francez e kaloi një sezon për t’u harruar në Juventus, të përshkuar nga lëndimet e njëpasnjëshme.

“Bianconeri” janë duke e shqyrtuar çdo mundësi dhe nuk janë të sigurt nëse do t’i japin më rast ish-futbollistit të Manchester Unitedit, shkruajnë mediat italiane.

Përfaqësuesi francez dëshiron të qëndrojë në Torino, por ndërkohë e ka në dorë një ofertë konkrete nga Arabia Saudite, e cila është definuar si zgjidhja më e mirë për të gjitha palët.

Javët në vazhdim do të jenë vendimtare për të ardhmen e kampionit të botës me Francën, i cili eksperiencën e dytë në Torino e pati mjaft të zbehtë dhe dëshpëruese.

30 vjeçari dikur ishte njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë, por pas transferimit nga Juve në Manchester United, karriera e tij kishte rënie drastike. 

(Kosova Sot Online)