Mediumi serb: 'Ultrasit' janë emigrantë shqiptarë

  • A.P /
  • 18 July 2023 - 18:43
Mediumi serb: 'Ultrasit' janë emigrantë shqiptarë

Dusan Vlahovic është përfolur se do të transferohet nga Juventus te Paris Saint-Germaini.

Pasi është mësuar ky interesim i gjigandëve francez, disa prej ultrasve të PSG kanë dalë me një parullë për t’i uruar mirëseardhjen serbit.

“Do t’i presim tre gishtat nëse vjen këtu”. Si foto ishte zgjedhur momenti kur sulmuesi i Serbisë provokonte shqiptarët pas një ndeshjes me Kombëtaren e tij.

“Kurir” ka shkruar së fundmi se ka hulumtuar rastin në fjalë për të parë se pse ka ardhur ky reagim nga ultrasit e PSG.

Fundi ishte i ditur: “Ne hetuam se pse tifozët e PSG e kërcënuan Vlahovic. Ata janë më ekstremët në Europë, në luftë thuajse gjithmonë me pronarët, lojtarët dhe me njëri-tjetrën. Ka një konflikt mes dy grupeve kryesorëve të tifozëve brenda PSG që është shkatërrues. Në mesin e nëngrupeve të ultasëve të PSG, njëri prej tyre është i formuar nga emigrantë të Shqipërisë. Ky mesazh u përket pikërisht atyre”.

(Kosova Sot Online)