Rodriguez rikthehet ku shkëlqeu 9 vite më parë

  • A.P /
  • 30 July 2023 - 12:25
Rodriguez rikthehet ku shkëlqeu 9 vite më parë

James Rodriguez transferohet në Brazil. Mesfushori i avancuar kolumbian, e kaloi sezonin e fundit në Greqi tek Olympiacosi. Por u largua nga skuadra nga Pireu gjatë muajit prill.

32-vjeçari ka pranuar ofertën e Sao Paulos, duke firmosur me ekipin e njohur brazilian deri në verën e vitit 2025.  James ka një eksperiencë të madhe mbi supe.

Teksa ka luajtur e fituar me skuadra si Real Madrid, Bayern Munchen dhe Porto. Ndërkohë që numëron 90 ndeshje dhe 26 gola me kombëtaren e Kolumbisë.

Sao Paulo do të jetë skuadra e dhjetë në karrierën e lojtarit nga Cucuta. James riniset nga Brazili, aty ku u bë i famshëm nëntë vite më parë.

Luhej Botërori 2014 dhe futbollisti ofensiv shkëlqente me Kolumbinë e tij. Dhe gjatë asaj vere transferohej nga Monaco te Real Madrid për 75 mln euro.

(Kosova Sot Online)