Barça e fiton miqësoren me Milanin

  • S.A /
  • 02 August 2023 - 10:59
Barça e fiton miqësoren me Milanin

Barcelona e ka fituar miqësoren me Milanin. Gjiganti katalunas triumfoi me rezultat minimal, 1:0, në ndeshjen e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku dy ekipet po e zhvillojnë fazën përgatitore para-sezonale, transmeton "Kosova Sot Online".

“Blaugrana” fitoren ua siguroi Ansu Fati, i cili në pjesën e dytë e shënoi një gol spektakolar.

Të dy ekipet patën edhe raste të tjera, por nuk ia dolën të shënonin.

Barça paraprakisht e kishte mposhtur Real Madridin, ndërsa Milani kishte humbur nga “Los Blancos”. 

(Kosova Sot Online )