Mesfushori i Barçës i mbyll derën PSG-së

  • A.P /
  • 02 August 2023 - 19:57
Mesfushori i Barçës i mbyll derën PSG-së

Pedri e sheh të ardhmen e tij vetëm te Barcelona. I intervistuar nga “La Vanguardia”, mesfushori spanjoll i “Blaugranave” u betua për dashurinë e përjetshme për katalanasit, duke hedhur poshtë zërat që e lidhnin me PSG-në:

“Nuk jam në dijeni të ndonjë oferte për mua,” shpjegoi ai. “Shumë gjëra duhet të ndodhin përpara se të largohem nga ky klub. Unë e shoh si shumë të pamundur, Barça është klubi im i ëndrrave dhe dua të qëndroj edhe për shumë vite këtu.”

Fitorja (3-0) ne “El Clasico”: “El Clasico është gjithmonë ndeshje e madhe, madje edhe në fazën përgatitore. Ishte e rëndësishme për ne që të fitonim, edhe nëse është shumë herët për të nxjerrë përfundime.”​

(Kosova Sot Online)