Rrahmani, i gatshëm për sezonin e ri

  • S.A /
  • 09 August 2023 - 14:28
Rrahmani, i gatshëm për sezonin e ri

Amir Rrahmani është gati për sezonin e ri në Serie A, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Në mediat italiane është raportuar se kapiteni i Kosovës është lënduar dhe nuk do të ishte gati për sezonin e ri që do të fillojë më 20 gusht. Rrahmani kishte një shqetësim të lehtë muskulor dhe sot, është kthyer në stërvitje.

29-vjeçari është pjesë e Napolit nga janari i vitit 2020, i cili u transferua nga Hellas Verona për 14 milionë euro.

Rrahmani ishte një  ndër lojtarët kyç me Napolin gjatë sezonit të kaluar dhe pritet të jetë edhe këtë sezon.

Ai gjatë sezonit e kaluar e fitoi titullin e kampionit me skuadrën napolitane.

(Kosova Sot Online )