Barça synon ta transferojë këtë javë Cancelon

  • E.k /
  • 14 August 2023 - 12:33
Barça synon ta transferojë këtë javë Cancelon

Pasi e shiti Ousmane Dembelen në Paris Saint-Germain, Barcelona tash po mendon për përforcime.

Gjiganti katalunas e ka bërë gati një ofertë në drejtim të Manchester Cityt për Joao Cancelon, njofton eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.

Ideja e “Blaugrana” është që mbrojtësin e djathtë ta marrin në formë huazimi me mundësi të blerjes përfundimtare.

Bisedimet tashmë kanë nisur, ndërsa “Citizens” synojnë ta shesin menjëherë mbrojtësin portugez.

Barça ka arritur marrëveshje personale me futbollistin, i cili e kaloi gjysmën e sezonit të fundit në Bayern Munich në formë huazimi, por që gjiganti bavarez nuk e shfrytëzoi mundësinë e blerjes së kartonit të tij.

Trajneri Xavi Hernandez e donte futbollistin anësor qysh në janar, por që kjo “martesë” mund të realizohet në këtë javë ose në këtë muaj.

(Kosova Sot Online)