Xavi e ka planin B nëse dështon transferimi i Bernardo Silvas

  • E.k /
  • 18 August 2023 - 11:45
Xavi e ka planin B nëse dështon transferimi i Bernardo Silvas

Bernardo Silva është një objektiv tash e një kohë të gjatë i Barcelonës.

Katalonasit po tentojnë tash e disa merkato ta transferojnë, por Manchester City nuk po e lejon.

E nëse dështon këtë verë transferimi i tij, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka planin B.

Ai mendon ta transferojë Giovani Lo Celson në vend të portugezit.

Trajneri spanjoll beson se argjentinasi do të ishte zëvendësimi ideal për yllin e Manchester Cityt.

(Kosova Sot Online)