
Lexoni edhe:
Zeqa: Lumir Abdixhiku nuk e ka besimin e plotë për ta udhëhequr LDK-në
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Kjo është çështje e perceptimit të tij politik, rezultati i ngushtë tregon se ka mbetur edhe pak kohë që ai të dëshmojë të kundërtën për lidershipin e tij, pra të tregojë rezultate të tjera në reforma në LDK. Nuk është i vetmi problem ai, LDK po ballafaqohet me disa kundërshtarë të PDK-së, që janë të shumtë. Ata e dëshirojnë koalicionin me VV-në për ta larguar PDK-në nga skena politike. Këta njerëz të LDK-së e dinë se nuk munden si LDK ta largojnë ndryshe nga skena politike PDK-në.
Zeqa: Lumir Abdixhiku nuk e ka besimin e plotë për ta udhëhequr LDK-në
Lexoni edhe:
-LDK duhet përfundimisht të ndahet nga PDK në kuptimin e bashkëpunimit. Gjetja e një rruge unike të LDK-së në këtë fazë duket e pamundshme, por mendoj se përpjekjet e saja duhet të vazhdojnë për të bërë diçka të re në konceptin politik, pra të bëjë një linjë të re politike unike që dallon atë nga format e patericave për PDK apo VV. Duhet të punojë më shumë me qytetarë, të reformojë veten, të bëjë investime më të mëdha në marketingun politik, të tregohen vigjilentë ndaj zhvillimeve. Po, aty ka plot njerëz të çuditshëm, sepse nuk e respektojnë shtëpinë e vet – LDK-në, por VV-në për qëllime të tyre personale, pra duhet të largohet kjo temë në kokat e këtyre njerëzve të shumtë që janë nëpër degë.
Nuk është i vetmi përgjegjës Lumiri, por komplet struktura e kësaj partie, e cila nuk po vetëdijesohet se nuk duhet punuar në nivelin nacional për ta forcuar VV-në, që është një parti amatore me një njeri, i cili me vete bart absolutisht njerëz të pakënaqur nga elektorati 46 për qind i fundit në vend. Pra duhet pasur kujdes vetë LDK-ja dhe njerëzit e saj, nëse e duan VV-në le të shkojnë në VV, por jo me shkatërru LDK-në.
Kush do, le të punojë sinqerisht për LDK-në, kush nuk do, mund të hiqet pa bërë dëme të tjera. E kam përshtypjen se kryetarët e degëve të këtij subjekti janë duke punuar kundër LDK-së. Përplasjet mund të ndodhin në temën kush është me LDK-në e kush me VV-në në LDK, apo me PDK-në, pra LDK duhet të reformohet nëpër degë në mënyrë të kujdesshme, jo të nxitojë, të reformohet ngadalë dhe sigurt, pra duhet të punohet shumë me struktura të brendshme të degëve për të mbërritur te e dëshiruara.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".