Pavard afër transferimit tek Inter

  • E.k /
  • 21 August 2023 - 12:35
Pavard afër transferimit tek Inter

Drejtori i Inter, Giuseppe Marotta, në një intervistë për mediet italiane ka treguar se janë shumë afër transferimit të Benjamin Pavard.

“Nuk do ta zyrtarizojmë ende Benjamin Pavard, por jemi në pozicion të mirë. Jemi duke e bërë më të mirën për të nënshkruar me Pavard, jemi ambiciozë. Nuk është iluzion, ndjejmë se kjo mund të arrihet.”, tha Marotta.

Mbrojtësi francez  është pjesë e bavarezëve që nga vera e vitit 2019, kur ishte transferuar nga Stuttgart për 35 milionë euro.

(Kosova Sot Online)