Pingpongistët e Kosovës në Kampionatin Ballkanik në Bullgari

  • S.A /
  • 28 August 2023 - 15:21
Pingpongistët e Kosovës në Kampionatin Ballkanik në Bullgari

Përfaqësuesja e Kosovës në Pingpong merr pjesë në Kampionatin Ballkanik për Senior në Albena të Bullgarisë, që mbahet nga 2 deri më 6 shtator 2023, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas njoftimit për media, përfaqësuesja e Kosovës është përgatitur për këtë kampionat prestigjioz, dhe do të prezantohet në kategorinë e meshkujve me: Kreshnik Mahmuti, Fatih Karabaxhaku, Yll Dragidella dhe Blend Hajdari të udhëhequr nga trajneri Besim Hajdari.

“Në kategorinë femrave, Alma Mehmeti, Lenë Osmani dhe Leoresa Imeri do të përfaqësojnë me krenari Kosovën, me përkujdesje nga trajneri Jeton Azizi për sfidat që i presin”, thuhet në njoftimin e kësaj federate.

Pjesë e delegacionit të Kosovës, sipas njoftimit, do të jenë edhe sekretari i përgjithshëm, Fadil Luta, drejtori i përfaqësueses së Kosovës, Petrit Drenica dhe anëtari i bordit, Ridvan Hashani

“Lojtarët tanë do të garojnë në kategorinë idividuale, çifte dhe çifte të përziera”, thuhet në njoftimin e Përfaqësueses së Kosovës në Pingpong.

(Kosova Sot Online )