Bayerni po e ndjek skocezin Scott McTominay

  • S.A /
  • 28 August 2023 - 15:10
Bayerni po e ndjek  skocezin  Scott McTominay

Bayern Munichi raportohet se ka shprehur interesim për futbollistin  Scott McTominay, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas “Bild”, kampionët gjermanë janë të interesuar për huazimin e tij për këtë sezon.

Skocezi nuk po gjen hapësira të mjaftueshme te Manchester United, andaj edhe klubi anglez mund ta lejojë largimin e tij.

26-vjeçari është paraqitur vetëm në dy ndeshje këtë sezon në Premierligë, nga tri gjithsej sa i kanë zhvilluar “Djajtë e Kuq”.

Ai të dy këto paraqitje i regjistroi si zëvendësues, duke shënuar në total shtatë minuta lojë.

Ndryshe, Scott McTominay ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

(Kosova Sot Online )