Pepe pritet të luajë për Trabzonsporin

  • A.P /
  • 07 September 2023 - 19:41
Pepe pritet të luajë për Trabzonsporin

Dështimi i Arsenalit, Nicolas Pepe pritet që t’i bashkohet skuadrës turke Trabzonspor si futbollist pa kontratë, katër vite pasi që ai theu rekord si transferi më i shtrenjtë i Topçinjve në histori

Sipas gazetarit turk, Yagız Sabuncuoglu, Pepe do t’i bashkohet Trabzonsporit kur kontrata e tij me Arsenalin – e cila skadon vitin e ardhshëm – do të prishet, duke e lejuar atë që të udhëtojë në Turqi dhe të nënshkruajë për klubin e ri.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë kaloi një kohë shumë të vështirë në Arsenal prej që kaloi te kjo skuadër për 72 milionë funte nga Lille më 2019 dhe nuk është pjesë e planeve të Mikel Arteta. Ai ka shënuar 27 gola në 112 paraqitje për Arsenalin.

Topçinjtë u përpjekën që ta shesin atë tek një klub pa emër në Arabi Saudite këtë verë pasi që dështoi transferi i tij në Besiktas, por Pepe e refuzoi këtë lëvizje.

(Kosova Sot Online)