Man Utd interesohet për Kvaratskhelian

  • A.P /
  • 14 September 2023 - 16:40
Man Utd interesohet për Kvaratskhelian

Manchester United është admirues i madh i Khvicha Kvaratskhelias.

“Djajtë e Kuq” janë kërkim të një futbollisti kualitativ ofanziv duke i pasur parasysh të ardhmet turbulluese të Antonyt e Jadon Sanchos në “Old Trafford”.

Mediat britanike raportojnë se gjiganti anglez po e përgatit një ofertë të majme që do t’ia prezantojë Napolit për futbollistin gjeorgjian në afatin kalimtar të janarit.

Futbollisti anësor e pati një sezon fenomenal me napolitanët dhe besohej se do të largohej nga stadiumi “Diego Maradona” për të përfunduar në një klub më të madh evropian.

Por, në afatin kalimtar të verës nuk pati diçka konkrete, kështu që klubet mund të tentojnë ta bëjnë të vetin lojtarin kualitativ në janar apo në verën e vitit 2024.

(Kosova Sot Online)