Roma e nis Ligën e Europës në Moldavi

  • A P /
  • 21 September 2023 - 19:03
Roma e nis Ligën e Europës në Moldavi

Janë publikuar formacionet zyrtare në mes të Sheriff Tiraspol – Roma në kuadër të Ligës së Europës

Sheriff Tiraspol do të hyjë në fazën e Grupeve të Ligës së Euroës për herë të dytë këtë sezon pasi që eliminoi Bate Borisovin dhe Klaksvikun në rrethet kualifikuese, ku ka shënuar 10 gola në këtë ecuri të suksesshme.

Megjithatë, shënimi i shumë golave kundër skuadrave të forta mund të mos përsëritet dhe gola të tillë nuk është se mund të shohim.

Skuadra moldave, e cila humbi dy herë nga skuadra italiane Inter, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, tashmë ka luajtur gjashtë ndeshje në shtëpi këtë sezon duke shënuar pesë gola në tri ndeshjet nga katër ndeshjet e fundit.

Trajneri italian i tyre, Roberto Bordin do të shpreson edhe për një fillim të shpejt kundër Romës duke shpresuar që skuadra e tij të shënojë dhe ta fitojë këtë ndeshje.

Roma, në anën tjetër, janë nënkampionë të Ligës së Europës nga sezoni i kaluar dhe e fillojnë këtë garë për herë të tretë radhazi në shtëpi, e ku ata kanë dështuar që të shënojnë në katër udhëtimet e tyre në Ligën e Europës, duke barazuar në dy ndeshje dhe humbur në dy të tjera. Ata nuk kanë qenë të mirë në shtëpi as në Serie A, ku kanë humbur nga Verona me rezultat 2-1.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho mund të marrë frymë më lirshëm kur Roma mposhti Empolin me rezultat 7-0, por portugezi tha se nuk “i pëlqejnë fitore të tilla”.

4-3-3 është formacioni i Sherifit të Tiraspolit kundër Romës e ku Ankeye, Talal dhe Ngom Mbekell startojnë në sulm.

Mourinho starton me 3-4-3 si formacion e ku në sulm me El Sharawy, Lukaku dhe Zalewski.

(Kosova Sot Online)