Prishtina përforcohet me një basketbollist të ri nga Amerika, vjen i madhi Ty Harris

  • 22 September 2023 - 12:56
Prishtina përforcohet me një basketbollist të ri nga Amerika, vjen i madhi Ty Harris

Ty Harris është basketbollisti më i ri i Sigal Prishtinës, transmeton "Kosova Sot Online".

Klubi kryeqytetas njoftoi sot zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me amerikanin.

31-vjeçari, që luan në pozitën e organizatorit, në Prishtinë vije pas përvojës në Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Turqi dhe Rusi.

Njoftimi i plotë nga klubi i Prishtinës (pa ndërhyrje):

“PLAYMAKER-I TYRON HARRIS LOJTAR I PRISHTINËS

Amerikani Ty Harris, 31 vjeçar vjen në Kryeqytet pas përvojës në shtete të ndryshme si Bosnje, Maqedoni Veriore, Turqi dhe Rusi.

Harris në sezonin 2020/21 është shpallur MVP i sezonit në Ligën Ballkanike me skuadrën TFT, me mesatare 18.6 pikë, 7.5 asistime. Së fundmi Harris ka qenë pjesë e skuadrës Dynamo Vladivostok në Rusi.

Welcome to the Home Of Champions, Tyron”.

(Kosova Sot Online )