Pulisic këshillohet nga Henry

  • A.P /
  • 22 September 2023 - 17:22
Pulisic këshillohet nga Henry

Christian Pulisic ka thënë që atij i është thënë nga Thierru Henry se ai duhet të “përpiqet të bëjë gabime” në mënyrë që formën e mirë të tij që ka të Kombëtarja e Amerikës ta përsërit në AC Milan

Amerikani ka filluar të shkelqejë në Itali pas largimit nga Chelsea, me disa asiste që bëri në ndeshjet parasezonale dhe dy gola që ai ka shënuar në po aq paraqitje në Seria A. Megjithatë, Pulisic nuk ishte titullar në ndeshjen e parë të Milan që u luajt në Ligën e Kampionëve për sezonin 2023/24 kundër Newcastle.

Askush nuk dyshon në aftësitë kreative të Pulisicit, përderisa ai ka një paraqitje tepër të mirë për vendin e tij, por ka mendime që thënë se 25 vjeçari rrezikon shumë kur luan për vendin e tij dhe  jo kur luan për klubin dhe për këtë ai duhet të lirohet nga këto pranga nëse dëshiron të bëhet superyll në San Siro.

“Si një futbollist kreativ nëse ju nuk përpiqeni të bëni gabime, nuk do të keni sukses. Mund ta shoh këtë në Kombëtare, ku Pulisic mendon se po “këtu mund të bëjë gabime”. Kur luani në një klub të madh, kur prekni topin njëherë dhe gabimi, hera tjetër ku do ta prekni atë është pas 15 minutave. Njerëzit e mbajnë mend çdo herë kur ju prekni topin dhe e humbni. Në Kombëtare ai luan më me vetëbesim. Kështu që nëse në kokën e juaj nëse thoni ju nuk mund të humbni këtë top, atëherë gjërat mund të dalin jashtë kontrollit dhe ju mos të luani fare”, tha ndër të tjera Henry që ka luajtur për Juventusin, Arsenalin, Barcelonën dhe New York Red Bulls për CBS Sports.

(Kosova Sot Online)