Ja pse Ancelotti ndihet fajtor

  • A.P /
  • 25 September 2023 - 14:11
Ja pse Ancelotti ndihet fajtor

Carlo Ancelotti ndihet fajtor për humbjen në derbi nga Atletico Madridi.

Real Madridi u mposht 1:3 pasi bëri shumë gabime në mbrojtje

“Nuk e nisëm lojën mirë, nuk jemi mbrojtur mirë, nuk ishim të vëmendshëm në zonën tonë. Kur ata shkuan në avantazh prej 2:0, e bënë lojën që donin, duke u mbrojtur mirë dhe duke kërkuar tranzicione të shpejta”, deklaroi fillimisht trajneri italian.

“Atletico luajti më mirë se ne. Disa herë rivalët kishin kaluar në epërsi herët dhe në tri raste kemi arritur ta përmbysnim rezultatin. Edhe në këtë ndeshje ishim afër, por loja përfundoi 3:1”, përfundoi trajneri i Real Madridit.

(Kosova Sot Online)