Xavi e komenton barazimin me Mallorcën e Muriqit

  • A.P /
  • 27 September 2023 - 14:16
Xavi e komenton barazimin me Mallorcën e Muriqit

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka komentuar barazimin e mbrëmshëm të ekipit të tij me Mallorcën.

Gjiganti katalunas ra në vendin e tretë pas këtij barazimi, ndërsa një pikë e marrë ndaj Vedat Muriqit me shokë konsiderohet si e pamjaftueshme nga trajneri katalunas.

“Kaluan në epërsi pas një gabimi tonë dhe kur po bënim mirë, erdhi edhe goli i dytë i tyre. Janë gabime të papërshtatshme për ne, nuk është dashur të ndodhnin në ndeshje të bllokuara si kjo, ku është e vështirë të krijosh raste. Kishim raste të pastra, por i bëmë dy gabime evidente. E kemi marrë një barazim që nuk na kënaq”, deklaroi Xavi për “DAZN”.

Vedat Muriqi e shënoi një gol dhe e dhuroi një asistim në barazimin 2:2 me kampionin aktual spanjoll.

Sulmuesi kosovar nga ana e tij u ndie mjaft i lumtur për kontributin e dhënë, ndërsa premtoi edhe gola të tjerë në të ardhmen.

Trajneri Xavi e kishte përmendur pikërisht Muriqin para lojës, si rrezikun kryesor të ekipit të tij. 

(Kosova Sot Online)